59 persona që ishin në një varkë emigrantësh në bregdetin italian në Cutro, humbën jetën në kërkim të një jetë më të mirë. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita dhe u trembën se iu duk që po i priste policia. Anija e peshkimit me të cilën 150-180 emigrantë po shkonin në Itali u nda në dy pjesë nga dallgët.
“Ishte errësirë. Papritur kontrabandistët, gjithsej katër, ndërsa ishim 500 metra larg bregut, panë drita, rreze që ndriçonin errësirën lart. Ata u trembën, menduan se po i priste policia. Kështu ata ndryshuan rrugë për të zbritur diku tjetër. Por ne duhej të lëviznim shpejt, të rrisnim shpejtësinë. E vetmja mënyrë ishte të lehtësonim peshën në bord. Kështu ata hodhën njerëzit në det në dallgë. Hodhën të paktën 20 persona”, thanë dëshmitarët.
Mes të mbijetuarve, sipas burimeve hetimore, është arrestuar edhe një person që dyshohet të jetë një prej trafikantëve. Hetuesit po për momentin nuk është marrë asnjë masë ndaj tij. Varka u nis 4 ditë më parë nga Izmiri i Turqisë.
