Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD: Jemi vendi me pagat me të ulëta në rajon! Të ngrihemi për t’i dalë zot Shqipërisë

16:29 / February 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547550368 SELIABLU 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar në PD, Dorian Teliti, shprehet se Shqipëria ka pagat me të ulëta në rajon krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Arsyeja e pagave të ulëta, sipas tij, gjendet te modeli ekonomik i vendit.

Teliti nënvizon se numri i sipërmarrjeve të mëdha është relativisht i ulët, produktiviteti çalon, për shkak të mungesës së investimeve në teknologji, ndërsa baza e sigurimit të punës mbetet vetëpunësimi.

“Arsyeja e pagave të ulëta gjendet te modeli ekonomik i vendit. Ekonomia zhvillohet me kurajo për të luftuar korrupsionin e klientelizmin, dhe vizion për të mbështetur sektoret prioritare.

Të dashur qytetarë! E mbani mend Shqipërinë e 10 viteve më parë? Kur vendi ynë i bëri ballë krizës boterore të vitit 2008 dhe ia doli më mirë se të gjitha vendet e rajonit… Kur raportet e institucioneve ndërkombëtare shpreheshin se Shqipëria gëzonte rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të prekshme nga të gjithë qytetaret, apo përgëzohej qeveria Berisha për rritjen e të ardhurave dhe pagave me ritme disa herë më të larta sesa vendet e tjera. Gjërat këto 10 vite kanë ndryshuar… për keq!

Revista Monitor ka përpunuar të dhënat për pagat mesatare në rajon ku rezulton se Shqipëria ka pagat më të ulëta krahasuar me vendet e Ballkanit. Paga mesatare sot në Shqipëri është 520 euro, ndërkohë që mesatarja e vendeve të rajonit luhatet midis 800-900 euro, apo të pakten 40% më të larta. Konkretisht, paga mesatare në Bosnjë është 893 euro, në Mal te Zi është 885 euro, në Serbi është 880 euro dhe në Maqedoninë e Veriut është 788 euro.

Gjithashtu, gjatë 3 viteve të fundit, vendet e rajonit kanë rritur pagat e punonjësve të tyre me 20-30 apo edhe 40%, ndërkohë që sipas Instat-it, gjatë kësaj periudhe, pagat në vendin tonë janë rritur me 19%.
Për më tepër, me një llogaritje të thjeshtë, nëse marrim parasysh normat e rritjes se çmimeve, paga reale në vendin tonë është ulur ndjeshëm gjate 3-4 viteve të fundit.

Arsyeja e pagave të ulëta gjendet te modeli ekonomik i vendit. Numri i sipërmarrjeve të mëdha është relativisht i ulët, produktiviteti çalon, për shkak të mungesës së investimeve në teknologji, ndërsa baza e sigurimit të punës mbetet vetëpunësimi. Këto e të tjera janë arsyet pse rinia shqiptare largohet në emigrim, apo pse mjeket, infermierët dhe shumë profesionistë të tjerë largohen nga vendi me qindra çdo muaj.

Nëse duam të zhvillojmë ekonominë tonë, nevojitet vizion dhe kurajo. Kurajo për të luftuar korrupsionin dhe klientelizmin, dhe vizion për të mbështetur sidomos sektoret prioritare me politika dhe instrumente direkte dhe indirekte, të cilat do përkthehen në të ardhmen e afërt në paga dhe produktivitet më të larte, fuqizim të sipërmarrjes dhe në rritje të mirëqënies për shqiptaret dhe bërthamen e tyre familjare. Ndaj, një orë e më parë të ngrihemi për t’i dalë zot Shqipërisë, për mirëqënie dhe siguri për çdo shqiptar, këtu, në vendin tonë të bekuar. Ju faleminderit!’- u shpreh Teliti.

Dorian Telitit PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.