Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Vuçiç po fiton kohë”, Bushati: Ka 10 vjet që sundon, por i vetmi që mund të negociojë për Serbinë

22:19 / February 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, perëndimi ka tre objektiva në raport me Serbinë, që të kufizojë influencën kineze dhe Rusë, të njohë Kosovën dhe të garantojë integritetin e Bosnjë-Hercegovinës.

I ftuar në Top Story ku u diskutua për takimin e fundit mes Kurtit dheVuçiç që u mbyll edhe njëherë pa marrëveshje, Bushati tha se Vuçiç po merr kohë, por vetëm ai mund të jetë i vetmi politikan serb që mund të angazhohet për ta zgjidhur këtë çështje.

“Perëndimi ka pasur tre objektiva në raport me Serbinë, e para për të kufizuar influencën e Kinës dhe Rusisë sepse dihet që epiqendra e kësaj influence në rajonin tonë është Serbia. E dyta për të normalizuar dhe më pas njohur Kosovën dhe e treta për të mbrojtur dhe garantuar integritetin të Bosnjë- Hercegovinës. Politika serbe e kapërdin me vështirësi pavarësinë e Malit të Zi. Në këtë pikëpamje, besoj se Vuçiç vazhdon të fitojë kohë,ka 10 vite në krye të shtetit, ia ka dal me sukses në kuptimin cinik të fjalës që të shkatërrojë çdo qelizë demokratike në Serbi, edhe opozitën.

Po kaq paradoksalisht është e vërtet që Vuçiç mund të jetë i vetmi njeri sot për sot në skenën politike të Serbisë që mund të angazhohet për të zgjidhur këtë çështje ndonëse e kam të vështirë ta besoj që është i gatshëm ta zgjidhë përfundimisht. Pse e kam të vështirë se shoh mënyrën sesi kultivohet opinion publik në Serbi nga ana e tij. Të gjitha sondazhet tregojnë se Kosova vjen si çështja e 7, për nga prioritetet për popullin serb. Prioriteti nr 1 është papunësia, korrupsioni etj. Nuk rankohet Kosova në një nga çështjet kryesore. Nuk jam i bindur që shumica e popullsisë serbe janë të gatshëm për të shkuar për të derdhur gjak larg qoftë në Kosovë. Për eshtabilshmentin, Kosova është çështje e humbur, tani jemi në fushën e pazarit që Vuçiç kërkon të kapitalizojë me shpresën për të defunksionalizuar sa më shumë shtetësinë e Kosovës dhe funksionimin normal të trupit të një shoqërie”- tha Bushati.

Ditmir Bushati Serbia Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.