4-1 fitoi Tirana ndeshjen e parë çerekfinale me Kastriotin. Bardheblutë po shfaqin qartë synimin edhe për trofeun tjetër të sezonit.
Pjesa e parë e takimit me krutanët ishte e kujdesshme nga të dyja palët edhe pse Tirana tentoi të gjente rrjetën. Megjithatë me fillimin e së dytës skuadra e Orges Shehit shënoi dy gola të shpejtë me Patrick.
Krutanët shkurtuan diferencën me një 11-metërsh nga Santiago Selmani.
Por bardheblutë reaguan shpejt dhe thelluan me Berishën.
Rezultatin 4-1 e siguroi Nikqi në të 73’.
Me këtë rezultat, Tirana është thuajse e kualifikuar në gjysmëfinale.
Në takimin tjetër mes Egnatias dhe Laçit çdo gjë është lënë pezull për ndeshjen e kthimit pasi përballja e parë përfundoi pa gola.