Sot prej orës 10:00 deri në 24 orë, do të vihen në dipozicion për mocionin e fortë me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal.
Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion për deputetët e PSD. 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.
Në sallën e seancës plenare sot pritet të rikthehen Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike.
Në Kuvend do të mungojnë deputetët: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores, që nga ministrja Elisa Spiropali u komentua me ironi.