Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plani gjakftohtë nga Dan Hutra: Shënjestër edhe ish-vjehrri, pas vrasjes së 4-tër do dorëzohesha

13:29 / March 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasësi serial i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, Dan Hutra ishte i ftohtë kur rrëfeu para hetuesve planin e tij. Ai thotë se ka pasur objektiv final të kryejë 4 vrasje, plan të menduar që pas daljes nga burgu. Ai ka dëshmuar se në fillim donte të vriste 40-vjeçaren në Astir, por sipas tij ajo u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Dan Hutra ka pretenduar se vrasjen ndaj Marjana Gurakuqit donte ta kryente për shkak të një borxhi prej 80 mijë eurosh. Ai shtoi se nuk donte ta qëllonte me armë sepse më pas nuk realizonte dot vrasjet e tjera.

Në banesë kanë qenë dy foshnje, mes tyre edhe vajza e autorit të cilat i ka vendosur mbi banak para se të kryente aktin e rëndë

“Shkova në Kodër-Kamëz, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta në shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë”.

Më pas Hutra ka vijuar tek banesa e vëllain të Vladimir Kurtit, por aty vrau motrën e tyre. “Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllanë e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”.

Ai ka folur edhe për vrasjen e katërt që planifikoi në Sharrë të Rrahman Selës me pretendimin se kishte ndihmuar në sigurimin e armës për vrasjen e babait të tij 23 vite më parë.

“Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg“.

Kjo dëshmi pa pendesa duket se ka qartësuar dinamikën e krimit të rëndë ndodhur të mërkurën. Dan Hutra, një person me precedentë të shumtë penalë, shkonte dhe vinte nga Kukësi çdo ditë për të realizuar planin e mirëmenduar të ekzekutimit.

Dan Hurta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 2026

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.