Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mc. Gonigal, Shqipëria dhe hallet e qytetarëve

12:21 / March 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nga Lindita Buxheli Deputete e PS Lushnje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lindita Buxheli, Deputete e PS, Lushnje

Prej disa javësh temë kryesore e ligjërimit politik dhe e vëmendjes së medias është çështja  Mc.Gonigal.

Por, Shqipëria nuk është kaq.

Shqipëria është edhe e fermerëve që po përgatiten për të mbjellat e pranverës. Edhe e tregtarëve, pensionistëve të cilët i takoj çdo ditë në zonën time dhe që e kanë të vështirë të kuptojnë dobinë e diskutimit të çështjes Mc. Gonigal.

       Shqipëria janë qytetarët e thjeshtë me të cilët fola pak ditë më parë në Lagjen “Kadri Qystri” mbledhur në një kafe. Mes tyre kishte ish-ushtarakë që janë shumë të informuar rreth problemeve të sigurisë. Por askush prej tyre nuk e hapi këtë temë. Shqetësimi i tyre ishte një nëne e dy fëmijëve të mitur të paralizuar, që nuk përfitonin nga skema e paaftësisë. Me çështjet e drejtesisë amerikane merren organet kompetente të atij vendi ndërsa detyrimim im si ligjvënëse është të rishikojmë skemën e invalidëve për këtë kategori.

            Shqipëria për mua është sfida e një çifti të rinjsh, Xhemi dhe Denisi që kanë një biznes fasoneri me rreth 70 të punësuar. Ata punojnë me shumë përkushtim për të rritur modestisht ekonominë e tyre familjare dhe kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin deri në 200 punonjës. Këtu duhet ndihma jonë për ta mbështetur me nxitje punësimi këtë zgjerim të biznesit.

            Shqipëria janë bizneset e vogla e të mëdha me të cilët bisedoj për çmimet, xhiron ditore. Por asnje prej nuk ka interes për çështjen Mc. Gonigal.

           E imagjinoni dot që bujqit dhe fermerët lushnjarë, që janë tani në kulmin e punës në bujqësi, duke i hedhur dorën e dytë të plehut kimik  grurit të mbjellë, të diskutojnë probleme që nuk lidhen me bujqësinë.

Diskutojnë për urenë dhe nitratin që kanë një ulje të çmimit dhe  presim që në dorën e tretë dhe të katert të plehrimit të kemi një tjetër ulje çmimi, për të ulur koston e prodhimit.

         Pa lënë mënjanë punët e përditshme këta fermerë presin të aplikojnë për të përfituar subvencione në bujqesi e blegtori.

Qytetarët e kanë kuptuar që çështja Mc.Gonigal, është një përpjeke e opozitës për të ndezur debatin poliitk

Pse jo për të bërë pak zhurmë për të harruar 21 Janarin dhe Gërdecin, krime për të cilat edhe pse nuk ka folur drejtësia, qytetarët i dinë kush janë fajtorët.

            Pranda, ne si mazhorancë duhet të angazhohemi për problemet e përditshme të qytetarit, e jo për shqetësimet e drejtuesve të opozitës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026

Kuvendi të enjten në seancë plenare, intepelanca me 5 ministra! Shqyrtohet edhe drafti i PS për pagat e magjistratëve

20:20 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.