Nga Lindita Buxheli, Deputete e PS, Lushnje
Prej disa javësh temë kryesore e ligjërimit politik dhe e vëmendjes së medias është çështja Mc.Gonigal.
Por, Shqipëria nuk është kaq.
Shqipëria është edhe e fermerëve që po përgatiten për të mbjellat e pranverës. Edhe e tregtarëve, pensionistëve të cilët i takoj çdo ditë në zonën time dhe që e kanë të vështirë të kuptojnë dobinë e diskutimit të çështjes Mc. Gonigal.
Shqipëria janë qytetarët e thjeshtë me të cilët fola pak ditë më parë në Lagjen “Kadri Qystri” mbledhur në një kafe. Mes tyre kishte ish-ushtarakë që janë shumë të informuar rreth problemeve të sigurisë. Por askush prej tyre nuk e hapi këtë temë. Shqetësimi i tyre ishte një nëne e dy fëmijëve të mitur të paralizuar, që nuk përfitonin nga skema e paaftësisë. Me çështjet e drejtesisë amerikane merren organet kompetente të atij vendi ndërsa detyrimim im si ligjvënëse është të rishikojmë skemën e invalidëve për këtë kategori.
Shqipëria për mua është sfida e një çifti të rinjsh, Xhemi dhe Denisi që kanë një biznes fasoneri me rreth 70 të punësuar. Ata punojnë me shumë përkushtim për të rritur modestisht ekonominë e tyre familjare dhe kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin deri në 200 punonjës. Këtu duhet ndihma jonë për ta mbështetur me nxitje punësimi këtë zgjerim të biznesit.
Shqipëria janë bizneset e vogla e të mëdha me të cilët bisedoj për çmimet, xhiron ditore. Por asnje prej nuk ka interes për çështjen Mc. Gonigal.
E imagjinoni dot që bujqit dhe fermerët lushnjarë, që janë tani në kulmin e punës në bujqësi, duke i hedhur dorën e dytë të plehut kimik grurit të mbjellë, të diskutojnë probleme që nuk lidhen me bujqësinë.
Diskutojnë për urenë dhe nitratin që kanë një ulje të çmimit dhe presim që në dorën e tretë dhe të katert të plehrimit të kemi një tjetër ulje çmimi, për të ulur koston e prodhimit.
Pa lënë mënjanë punët e përditshme këta fermerë presin të aplikojnë për të përfituar subvencione në bujqesi e blegtori.
Qytetarët e kanë kuptuar që çështja Mc.Gonigal, është një përpjeke e opozitës për të ndezur debatin poliitk
Pse jo për të bërë pak zhurmë për të harruar 21 Janarin dhe Gërdecin, krime për të cilat edhe pse nuk ka folur drejtësia, qytetarët i dinë kush janë fajtorët.
Pranda, ne si mazhorancë duhet të angazhohemi për problemet e përditshme të qytetarit, e jo për shqetësimet e drejtuesve të opozitës.
