Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF cakton në italian si drejtorit teknik, do të drejtojë projektin kuqezi

13:20 / March 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Emerohet Drejtori i ri Teknik i Federates Shqiptare te Futbollit. Ai eshte italiani Fulvio Pea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emërohet Drejtori i ri Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai është italiani Fulvio Pea, një emër i njohur me një eksperiencë të madhe në punën me futbollin e moshave në shumë klube të mëdha italiane dhe të huaja. Pas prezantimit me stafin dhe të gjithë strukturat ai dhënë një intervistë për Fshf.org ku ka folur fillimisht për karrierën dhe ka treguar rrugëtimin e tij në botën e futbolli, veçanërisht në rolin e trajnerit dhe përgjegjësit të sektorit teknik.

“Unë besoj se gjithçka nisi disa vite më parë, kur bëra një projekt për ekipet kombëtare, edhe këtu për rastësi gjatë kohës së lirë dhe nisa të vëzhgoja kombëtaret që ndodheshin afër Italisë, pra atë malteze, shqiptare e me radhë. Më tërhiqte shumë ajo që po ndodhte në Shqipëri, këtë Federatë që rritje gjithnjë e më shumë, me futbollistë të aftë e të fortë, kështu që kam vëzhguar nga jashtë atë që ndodhte në këtë vend.

Unë mendoj se ky vend është që prodhon shumë lojtarë interesantë dhe jam dakord me dëshirën e Presidentit Duka, i cili synon të përmirësojë në aspektin cilësor të gjitha zhvillimet e derisotme. Unë do të takohem me përgjegjësit e të gjitha sektorëve që përfshihen në Drejtorinë Teknike për të kuptuar punën që kanë bërë deri më tani dhe të marr mendimet e tyre për planet që kanë në të ardhmen. Ajo që mund të sjell këtu është eksperienca ime. Jam ende i ri, 56 vjeç, jam shumë aktiv dhe plot më entuziazëm dhe mund të sjellë eksperiencën time në këto projekte për të përmirësuar akoma atë që është cilësia e të rinjve mbi të gjitha, pra për futbollin e të ardhmes“, tha italiani Fulvio Pea.

FSHF Fulvio Pea
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.