Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Regjistrimi i PD-së/ Indrit Sefa del me akuza ndaj kreut të KQZ-së

22:14 / March 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indrit sefa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa ka akuzuar kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin për shpërdorim detyre lidhur me regjistrimin e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në emisionin “Log.”, Sefa tha se Celibashi ka mbajtur perceptime personale përsa i përket deklaratës për Sali Berishën si kryetar të PD-së. Gjithashtu Sefa ka dhënë shpjegime se pse PD-ja e Enkelejd Alibeajt nuk dorëzon dokumente shtesë siç i kërkon KQZ-ja.

Indrit Sefa: Po të shihni me vëmendje vendimarrjen e komisionerit, tek kërkuesi gabon në mënyrën e referimit. Kërkues nuk është Indrit Sefa, por PD. E cila ka autorizuar Indrit Sefën si përfaqësues ligjor për të kërkuar regjistrimin e PD-së. Që në momentin e parë, siç u duk dhe në seancën publike, komisioneri mbajti qëndrime personale që nuk i kanë hije. Perceptimet personale duhet t’i mbajë jashtë dhe duhet t’i referohet ligjit. Nuk i lejohet komisionerit të mbajë perceptime. Komisioneri, perceptimet politike ishin të qarta. Sot jemi në një fazë ku komisioneri, edhe pas vendimit të KAS, rezulton që në orën 10:00 të datës 11 mars ishte afati i fundit. Unë në orën 09:00, kam dorëzuar një letër ku i bëj me dije se nuk do dorëzojmë asnjë dokument shtesë. Ai nuk ka asnjë bazë ligjore.

Ajo është një deklaratë që bëhet nga kryetari i partisë politike, dhe jo nga një person i vetëm. Në emër të pozicionit. Po të jetë si individ. Po të ishte zbatuar ligji, Edi Rama do ishte në burg. Anëtarët e partisë së tij, janë kapur duke vjedhur.

Interpretimi i ligjit është i qartë. Ajo deklaratë nuk i jepet çdo kandidati në parti. Ligjërisht, i regjistruar në regjistër, për arsye se nuk mund të regjistrohet dorëheqja, sot drejtues i PD-së është Enkelejd Alibeaj. Në regjistrin e partive politike është emri i Lulzim Bashës.

Komisioneri ka marrë rol aktiv. Veprimet e komisionerit, edhe sot tregojnë se është në shkelje të detyrës. Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar në orën 10:00 në datën 11 mars.

Pyetje: Pse nuk sillni dokumente shtesë?

Indrit Sefa:  Ligji është i qartë, që një kompetencë që e ka në bazë të funksionit që ka si kryetar partie, mund të delegohet. Ai është një detyrim ligjor që mund të delegohet.

Indrit Sefa KQZ PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.