Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër/ Rithemelimi: Të lirohet menjëherë, ky është krim

18:30 / March 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
syy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimi i një nëne lehonë në Shkodër, ka sjellë reagimin e Rithemelimit.

Në reagimin e bërë kërkohet lirimi i menjëhershëm i Diana Kolaveri Hoshit, duke konsideruar arrestimin e saj si një sjellje barbare ku shteti kërkon të shfaqë forcën me të dobëtit.

Diana u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Ajo vuan dënimin me 50 ditë burg pasi ka braktisur fëmijën nga martesa e parë, ndërsa bashkëshorti përmes apelit të media, kërkon ta lirojnë pasi nuk mundet të kujdeset për foshnjën e porsalindur.

Reagimi i Plotë i Rithemelimit:

Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat blu kanë shkuar me furgon, armë dhe pranga në fshatin Drisht të Postribës dhe ka bërë një arrestim, si në kohërat më të egra të diktaturës. Ato shoqëruan në qelitë e burgut Diana Bahçen, një grua të re, vetëm 7 ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Gruaja-lehonë është arrestuar dhe burgosur pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e dënonte me 250 mijë lekë, shumë të cilën ia ka konvertuar në heqje lirie prej 1 muaji e 20 ditësh.

Foshnjës 7 ditëshe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj të tjerë që të ketë pranë nënën.

Nuk kërkohet logjikë dhe as njohuri në mjekësi për të kuptuar padrejtësinë e dyfishtë të gjykatës dhe policisë ndaj nënës dhe foshnjës. Shkenca e mjekësisë na provon përhapjen e atyre që njihen si “trauma e passlindjes”, dhe rasti i nënës së re nga Drishti, klasifikohet si traumë e dyfishtë.

Përvec sjelljes barbare, pa marrë parasaysh ato që në jurisprudencë njihen si ‘rrethana lehtësuese’, në këtë rast shohim edhe njëherë dorën e verbër të një shteti që është i pamëshirshëm dhe katil me të dobëtit dhe lepur me të fortin.

Të mos harrojmë se në Shkodër janë më të fuqishëm kapot e bandave, se deputetët dhe ministrat. Janë këta të fundit që e monitorojnë policinë me kamera, në vend që të ndodhte e kundërta. Janë ata që lëvizin të lirë, vendosin taksat ndaj bizneseve, e me radhë. Policia dhe strukturat shtetërore të Edi Ramës rrinë e shohin, ose bëhen pjesë në ndarjen e plaçkës.

E kundërta ndodh kur nuhasin pafuqinë e të dobëtit. Policia dhe gjykata e narkoshtetit, papritur bëhen gardianë të rreptë të presjes dhjetore të ligjit dhe nuk të falin.

A është marrë parasysh rrethana lehtësuese e një lehone kur u arrestua Diana Bahçja? A ka patur psikolog, si në shoqërimin në qeli, por edhe më pas për nënën-lehonë?

A kanë shkuar në familjen Bahçja, ku i shoqi Naimi po kujdeset për një foshnjë disa ditëshe, punonjësit socialë? Këto janë pyetjet që administrata e një shteti serioz, që përkujdeset për qytetarët, dhe nuk i përndjek ata, duhet t’u japë përgjigje.

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

Diana Hoshi lehone rithemelim Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.