TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump “i ngjason një hetimi politik”

00:00 / March 20, 2023

Iliri kundër vendimit të Sabianit: Kur e di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh në BBV

23:53 / March 19, 2023

Jo vetëm në jetë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të ribashkohen edhe për një film pas 20 vjetësh!

23:42 / March 19, 2023

Fenomen i rrall në plazhin e Durrësit, pushuesit çuditet nga ngjarja

23:34 / March 19, 2023

Vladimir Putin në timon, “sfidon” Zelenskin, bën xhiro në rrugët e Mariupol-it të shkatërruar

23:23 / March 19, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër/ Rithemelimi: Të lirohet menjëherë, ky është krim

18:30 / March 15, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Arrestimi i një nëne lehonë në Shkodër, ka sjellë reagimin e Rithemelimit.

Në reagimin e bërë kërkohet lirimi i menjëhershëm i Diana Kolaveri Hoshit, duke konsideruar arrestimin e saj si një sjellje barbare ku shteti kërkon të shfaqë forcën me të dobëtit.

Diana u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Ajo vuan dënimin me 50 ditë burg pasi ka braktisur fëmijën nga martesa e parë, ndërsa bashkëshorti përmes apelit të media, kërkon ta lirojnë pasi nuk mundet të kujdeset për foshnjën e porsalindur.

Reagimi i Plotë i Rithemelimit:

Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat blu kanë shkuar me furgon, armë dhe pranga në fshatin Drisht të Postribës dhe ka bërë një arrestim, si në kohërat më të egra të diktaturës. Ato shoqëruan në qelitë e burgut Diana Bahçen, një grua të re, vetëm 7 ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Gruaja-lehonë është arrestuar dhe burgosur pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e dënonte me 250 mijë lekë, shumë të cilën ia ka konvertuar në heqje lirie prej 1 muaji e 20 ditësh.

Foshnjës 7 ditëshe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj të tjerë që të ketë pranë nënën.

Nuk kërkohet logjikë dhe as njohuri në mjekësi për të kuptuar padrejtësinë e dyfishtë të gjykatës dhe policisë ndaj nënës dhe foshnjës. Shkenca e mjekësisë na provon përhapjen e atyre që njihen si “trauma e passlindjes”, dhe rasti i nënës së re nga Drishti, klasifikohet si traumë e dyfishtë.

Përvec sjelljes barbare, pa marrë parasaysh ato që në jurisprudencë njihen si ‘rrethana lehtësuese’, në këtë rast shohim edhe njëherë dorën e verbër të një shteti që është i pamëshirshëm dhe katil me të dobëtit dhe lepur me të fortin.

Të mos harrojmë se në Shkodër janë më të fuqishëm kapot e bandave, se deputetët dhe ministrat. Janë këta të fundit që e monitorojnë policinë me kamera, në vend që të ndodhte e kundërta. Janë ata që lëvizin të lirë, vendosin taksat ndaj bizneseve, e me radhë. Policia dhe strukturat shtetërore të Edi Ramës rrinë e shohin, ose bëhen pjesë në ndarjen e plaçkës.

E kundërta ndodh kur nuhasin pafuqinë e të dobëtit. Policia dhe gjykata e narkoshtetit, papritur bëhen gardianë të rreptë të presjes dhjetore të ligjit dhe nuk të falin.

A është marrë parasysh rrethana lehtësuese e një lehone kur u arrestua Diana Bahçja? A ka patur psikolog, si në shoqërimin në qeli, por edhe më pas për nënën-lehonë?

A kanë shkuar në familjen Bahçja, ku i shoqi Naimi po kujdeset për një foshnjë disa ditëshe, punonjësit socialë? Këto janë pyetjet që administrata e një shteti serioz, që përkujdeset për qytetarët, dhe nuk i përndjek ata, duhet t’u japë përgjigje.

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

Diana Hoshi lehone rithemelim Shkoder
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

21:25 / March 19, 2023

Rama jep lajmin e mirë: Drejt finalizimit linja e furnizimit me ujë 24 orë në Burrel

16:10 / March 19, 2023

Meta kafe me miq, mes tyre dhe aktori i humorit

15:10 / March 19, 2023

Veliaj me sipërmarrësit: Tregu në Farkë, zgjidhje për promovimin e produkteve “Made in Albania“

14:19 / March 19, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksident me vdekje Fier, përplasen dy automjete, humb jetën punonjësi i policisë në Patos

22:49 / March 19, 2023

“Rri urtë deri…”/ Luizi “thur” plane me Kristin, ja oferta e papritur që i bën

22:25 / March 19, 2023

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiçit

22:09 / March 19, 2023

Mediat italiane zbërthejnë mafian shqiptare: Kanë marrë kontrollin e trafikut të qenieve njerëzore në Europë

21:30 / March 19, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump “i ngjason një hetimi politik”

00:00 / March 20, 2023

Iliri kundër vendimit të Sabianit: Kur e di çfarë vajze ke nuk ka arsye përse të futesh në BBV

23:53 / March 19, 2023

Jo vetëm në jetë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të ribashkohen edhe për një film pas 20 vjetësh!

23:42 / March 19, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.