Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Jo zgjedhje të njollosura”, Tabaku: SPAK duhet të caktojë prokuror special për të hetuar krimin zgjedhor

09:49 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
336649519 992090148841821 803437043033648650 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, me praninë edhe të komisionerit europian Oliver Varhelyi, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ndër të tjera tha edhe se SPAK duhet të përcaktojë një prokuror special për të hetuar krimin zgjedhor. “Ne ndodhemi dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore. E për të mos përsëritur zgjedhjet e njollosura nga problematika e ndërhyrjes brutale politike sa në menaxhimin e procesit ashtu dhe në përfshirjen e elementëve jashtë politikë në të, si blerja e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar, ne duhet të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete”,-tha Tabaku.

Fjala e Tabakut

Së pari, ne ndodhemi dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore. E për të mos përsëritur zgjedhjet e njollosura nga problematika e ndërhyrjes brutale politike sa në menaxhimin e procesit ashtu dhe në përfshirjen e elementëve jashtë politikë në të, si blerja e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar, ne duhet të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete. Prandaj, shfrytëzoj mundësinë e dhënë sot për t’i kërkuar drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën raportet e BE për vendin tonë.

Së dyti, në raportet e Komisionit Europian, ka qenë një problem gjithnjë e më i artikuluar çështja e emigracionit masiv dhe azilkërkuesve që prekin tokën e vendeve anëtare. Fatkeqësisht, hemorragjia sociale i ka bërë dëm Shqipërisë dhe nëse së paku kjo problematikë do të përballej me seriozitet do të mund të kishim një alternativë përtej mohimit kronik. Kjo është sfida e ekonomisë dhe politikës shqiptare.

Së treti, një nga problemet e rëndësishme që i shtyn shqiptarët drejt largimit masiv është Korrupsioni. Nga pozicioni i Këshillit të Integrimit por edhe nga ajo e deputetes në Parlament, kam ngritur shqetësimin se në vendin tonë mungon vullneti politik për të rregulluar problemin akut që mbyll dyert e shpresës.

Përkrah nismave ligjore, si paketa anti-korrupsion propozuar nga Partia Demokratike, ne duhet të kemi dhe vullnetin politik për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur interesin publik dhe kushtetutën në rastin e luftës kundër korrupsionit. Kjo luftë duhet të jetë një prioritet kombëtar nga kuvendi

jorida tabaku spak zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.