Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

 Kreu i DPSHTRR bën paralajmërimin e fortë: Karagjozët në TikTok tregonin shpejtësinë pas aksidentit, po i gjurmojmë…

16:18 / March 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 2dacb07a5ef4eb96ae7aa37f1aa9a667
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me ndryshimet e reja të kodit rrugor të cilat janë ndërmarrë me synimin për parandalimin e aksidenteve.

Sipas tij kodi rrugor në Shqipëri ka mbetur mbrapa në kohë dhe se për të kryer ndryshimet që i nevojiten duhet shumë punë dhe studime.

Gonxhe tha se pas aksidentit tragjik pranë TEG-ut, ka pasur një psikozë kolektive të të rinjve në TikTok që kanë shfaqur shpejtësitë e tyre në video, të cilët sipas tij po identifikohen dhe po gjurmohen.

Ai shtoi më tej se aksidentet e javëve të fundit në vend kanë ndodhur edhe për shkak të disa problematikave si në rastin e Kavajës, ku një makinë ra në kanal në një rrugë pa barriera apo tabela, gjë që sipas tij është përgjegjësi e autoriteteve vendore.

“Kemi bërë një diskutim të gjatë me bashkëpunëtorët tanë, kemi që në korrik që diskutojmë në komisione parlamentare ndryshime. Kodi është shumë i madh dhe kërkon më shumë punë me studime dhe parashikime për një ndërhyrje të fortë. Kodi ynë rrugor ka mbetur pak mbrapa në kohë, është pak i prapambetur.

Nuk mund të parashikojmë ato që ndodhën në javët e fundit. Për t’iu kthyer ngjarjeve në javët e fundit, sepse ato tregojnë shumë. Ka një psikozë kolektive dhe pati një antisjellje nga një numër “karagjozësh” TikTok-u që u eksituan pas aksidentit dhe tregonin shpejtësinë në video. Këto adresa po identifikohen dhe ende po gjurmohen, do i shkojmë deri në fund.

Aksidenti në Dibër që ndodhi, i biri i merr mjetin të atit që ka humbur lejen, i biri pa leje merr mjetin dhe aksidentohet dhe vdes pasagjeri i tij në moshë të re. Këtu kemi një nga modelet më të këqija te një i ri, është vetë familja. Vijojmë te gruaja në Kavajë që ra në kanal, nuk e di cili autoritet mbulon atë kalim, ka mungesë përgjegjësie, askush nuk tha a mund të ketë një kalim mbi kanal me ujë pa asnjë tabelë apo mbrojtje. Ajo nuk ka qenë duke shpejtuar dhe ka dalë nga ky kalim pa barriera duke rënë. Çdokush mund të binte nga kjo rrugë.

Përgjegjësia institucionale bazohet në statistika, një investigim deri në fund dhe më pas marrim masa. Ne kemi 33% më pak aksidente në moshat nën 25 vjeç nga viti 2018. Nga kjo pikëpamje çdo drejtor do ishte i lumtur. Viktima nxirret video në TikTok duke i dhënë makinës me një gisht në Unazë, këtu kemi me abuzim të ligjeve të fizikës. Nuk është çështjes sinjalistike nga kjo pikëpamje”, u shpreh ai.

DPSHTRR
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.