Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

22 marsi e gjen PD të përçarë, Berisha zgjidhjen e gjen tek parimet e djathta dhe konservatore

17:08 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

22 marsi është ditë simbolike për Partinë Demokratike e cila erdhi për herë të parë në pushtet 31 vite më parë. Në një tryeze për doktrinën e së djathtës, Sali Berisha erdhi fillimisht për të pranuar faje për problemet e pazgjidhura në 33 vite demokraci, e që lidhen metë drejtat, siç është ajo e pronave. Por veçon disa anë pozitive të qeverisjes së tij si kryeministër për të bërë një dallim me qeverisjen socialiste të kryeministrit Rama.

“Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto”,-tha Berisha.

Përgjegjësi për këtë situatë gjen edhe tek kryetari i dorëhequr Lulzim Basha. “Nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën”,-shtoi më tej ish-kryeministri Berisha.

Zgjidhjen e shikon vetëm nëse Partia Demokratike rikthehet tek parimet e djathta dhe konservatore. “Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria ndryshoi 21 herë, me të cilat Shqipëria arriti të bëhej vend i besueshëm për shqiptarët, arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale”.

PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.