Argjentina do të festojë fitoren e Kupës së Botës me një miqësore ndaj Panamasë, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires. Një ndeshje ku tifozët më në fund të kenë festën e tyre me skuadrën e cila triumfoi në Katar, por edhe një natë ku të pranishmit mund të shohin se si Lionel Mesi hyn në histori.
Sulmuesit i nevojiten dy gola në këtë ndeshje për ta bërë natën të paharrueshëm, për karrierën e tij, por edhe për përfaqësuesen e Argjentinës ku ka rishkruar shumë nga rekordet më të famshme të saj.
Një gol i mjafton për të arritur kuotën e 800 golave në karrierë. Deri tani ai ka shënuar 673 gola në ndeshje zyrtare me Barcelonën, 29 me PSG dhe 98 me kombëtaren e vendit të tij. Dhe goli i dytë, do të shërbente pikërisht për të arritur shifrën 100 më kombëtaren, një objektiv ndoshta i paarritshëm për të tjerë pas “Pleshtit”, gjë që e bën miqësoren me Panamanë një ndeshje për të mos u humbur.