I shoqëruar nga disa ministra të tij, Albin Kurti do të zbarkojë në Tiranë. Një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama është planifikuar jashtë ndërtesës së kryeministrisë.
Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë, por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti.
Ndërmjetësues të takimit në Ohër, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak vazhdojnë të dërgojnë mesazhe diplomatike rreth marrëveshjes, e cila sipas tyre, u hap rrugën dy vendeve, Kosovë e Serbi drejt BE-së.
