Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mbillet pema e 1 miliontë në Tiranë, Veliaj: Jemi në gjysmën e misionit

15:55 / March 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bed322fb 5f4d 4d9a 8f27 95c416b275d7 640x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh mbollën pemën e një miliontë në Parkun e Liqenit Artificial. Një ngjarje e rëndësishme për qytetin, por sidomos për ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.

Veliaj u shpreh shumë entuziast për këtë arritje, por shtoi se misioni vazhdon. “Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Nuk e di a e mbani mend, kush ka qenë në Tiranë para 7-8 vitesh, kjo hapësirë ishte e gjitha një landfill i madh, ku digjej plastikë. Vetëm këtu ka pasur 100 struktura pa leje, kurse sot është dyfishuar hapësira e Parkut të Liqenit. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sot kemi 84 kënde lojrash, në secilën prej lagjeve të Tiranës, dhe një pjesë e madhe e mbjelljeve është bërë aty. Ai dha gjithashtu një tjetër lajm, atë të hapjes muajin e ardhshëm të Parkut të Farkës.

“Sot mund të themi se Tiranës do t’i japim një mushkëri të dytë. Muajin tjetër do të hapim zyrtarisht Parkun e Liqenit të Farkës. Është më i madh, ka një pistë më të gjatë dhe do të shërbejë si një valvul shkarkimi edhe për Liqenin e Tiranës, që mbingarkohet disa herë. Për të gjithë zonën e Njësisë 1, Njësisë 2, zonën e Farkës dhe Dajtit, Parku i ri i Farkës do të jetë një valvul shkarkimi dhe më në fund Tirana do i ketë të dyja pulmonet”, u shpreh ai.

Veliaj tha se kur është fjala për pemët, politika nuk duhet të ndërhyjë. “Mezi e pres atë ditë kur në Shqipëri të mos politizojmë pemët. Nëse dikujt nuk i pëlqen, le të mbjellë më shumë, siç themi ne – “Zoti ia shtoftë inatin”. Nëse s’je dakord me një milion pemë, merre ti lopatën edhe mbill, po nuk duhet të mbjellësh urrejtje, nuk duhet të mbjellësh sherr, nuk duhet të mbjellësh përçarje. Ndaj, unë besoj më mirë mbjellim pemë dhe dashuri, duke u abonuar në një politikë të re të mënyrës se si qyteti ecën përpara, ku secili jep shembullin e tij, se sa duke vazhduar avazin e vjetër shaj e përça. Politika ‘përça e sundo’ nuk funksionon më. Sot politika, jo ajo e partive, por politika e qytetit, duhet të jetë bashko, bashkëpuno, afroi njerëzit, lër një shenjë dhe kur secili mund të thotë kam një kontribut te ky 1 milionësh, atëherë secili e ka kryer misionin e tij si kryeqytetas”, deklaroi kryebashkiaku.

peme Tirane veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.