Protesta e opozitës më 16 shkurt para Kryeministrisë u shoqërua me momente
tensioni dhe dhune. Që në fillim ishin protestuesit që tentuan të shkatërrojnë
derën e jashtme të Kryeministrisë dhe të thyejnë xhamat e institucionit.
Ndërkohë, nga brenda godinës së qeverisë iu kundërpërgjigj Garda e Republikës
duke hedhur gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, por kjo gjë i irritoi
akoma më shumë qytetarët.
Në shkallët e godinës së Kryeministrisë nuk munguan as flakët
nga bombat Molotov. Por duket se koston nga dëmtimet gjatë protestës së opozitës do e paguajnë taksapaguesit.
Qeveria ka shpallur tenderin për zëvendësimin e xhamave të dëmtuar. Burime për tirananews bëjnë me dije se tenderi është hapur në 21 shkurt dhe shuma e vendosur në dispozicion është 5 mln lekë të vjetër. / tirananews.al

