Këtë të mërkurë, Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish/zvkryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj, pak ditë më parë. Vendimi u mor nga turpi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi.
Ahmetaj dhe partnerja e tij kërkuan konstatimin e pakushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së vendimit të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës në Hamallaj, në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, duke e quajtur “akt që cenon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës Penale”.
Në ankim thuhej se kontrolli ishte i paligjshëm për shkak se mungonin shkaqet e ligjshme për kryerjen e tij. “Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës. Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”, thuhet në ankim.