Papa Francesku po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Sot pasdite Papa shkoi në Poliklinikën Gemelli, për t’iu nënshtruar “disa kontrolleve”. Lajmi konfirmohet dhe nga zyra e shtypit të Vatikanit.
“Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasditë ka shkuar në Poliklinikën “Gemelli” për disa kontrolle mjekësore.
Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital.
Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falenderimin e tij për afërsinë dhe lutjen.”
Kujtojmë se sot paradite Papa mbajti, si zakonisht të mërkurave, audiencën e tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit.
