Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky fton Xi Jinping në Ukrainë

23:48 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar liderin kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën. Ftesa vjen vetëm dy javë pasi presidenti kinez vizitoi Rusinë ku diskutoi me presidentin rus Vladimir Putin planin e paqes të propozuar nga Kina.

Xi Jinping nuk ka biseduar me Zelenskyn që nga pushtimi rus i Ukrainës në Shkurt të vitit të kaluar. Propozimi i Kinës përfshin një thirrje për një de-përshkallëzim dhe armëpushim në Ukrainë.

“Ne jemi gati ta shohim atë këtu. Unë dua të flas me të,” u shpreh Zelensky. 

Ndërkaq, në fushën e betejës forcat ruse në përpjekjet e tyre për të kapur qytetet e bombarduara lindore të Ukrainës, Bakhmut dhe Avdiivka, nuk po bëjnë përparim. Dy qytetet së bashku me komunitetet e tjera në rajonin industrial Donetsk janë në epiqendrën e sulmeve të Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili vizitoi dy qytetet veriore pranë kufirit rus u shpreh se Agresionit rus mund t’i jepet fund. shumë më shpejt sesa thuhet ndonjëherë.

“Nëse Bakhmut do të binte në duart e forcave ruse, presidenti i tyre, Vladimir Putin, do t’ia shiste këtë fitore Perëndimit aleatëve të tij, Kinës, Iranit”, u shpreh Zelensky në një intervistë për Associated Press.

Zelensky nga ana tjetër ka paralajmëruar se nëse kombi i tij nuk fiton një betejë të vështirë në një nga qytetet kyç në pjesën lindore, Rusia mund të fillojë të kërkojë mbështetjes ndërkombëtare për një marrëveshje që mund t’i kërkojë Ukrainës të bëjë kompromise të papranueshme. 

Ndërkaq, Rusia ka nisur stërvitjet me sistemin e saj të raketave balistike ndërkontinentale Yars, në atë që ka të ngjarë të shihet si një përpjekje tjetër e Moskës për të treguar fuqinë e saj bërthamore. Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ishte i shqetësuar nga vendimi, megjithëse Shtetet e Bashkuara thanë se nuk kishin parë ndonjë indikacion se Rusia ishte më afër përdorimit të armëve taktike bërthamore në Ukrainë.

ukraine Xi Jinping zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.