Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli ndalon me akuza terrori dy banorë të kolonive për sulm ndaj palestinezëve në Huwara

21:36 / March 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorët izraelitë kanë ngritur padi ndaj dy banorëve hebrenj të kolonive të reja izraelite, për atë që përshkruhej si sulm terrorist ndaj palestinezëve në një fshat të pushtuar në Bregun Perëndimor, që erdhi në vëmendjen e grupeve ndërkombëtare.

Të ndaluarit ishin mes një grupi që gjatë festivalit fetar hebre të Purim më 6 mars sulmuan makina dhe pasagjerët e tyre në Huwara, njoftoi shërbimii brendshëm izraelit i sigurisë Shin Bet.

Dy të rinjtë hebrenj në të 20-at, po ndiqen për lëndime të rënda trupore, për të cilat prokurorët thanë se cilësoheshin si akte terroriste e vandalizëm.

Fshati palestinez Huwara ishte skena e trazirave të rënda të 26 shkurtit nga kolonët e rinj izraelitë që me mbrojtjen e forcave të sigurisë vranë një palestinez dhe dogjën disa makina të vendasve, në kundërpërgjigje të një sulmi palestinez ndaj izraelitëve dy ditë më parë.

Dy të akuzuarit e sotëm sulmuan palestinezë dhe automjetet e tyre jashtë një dyqani duke përdorur një sëpatë e duke lëshuar gurë ndaj tyre duke thërritur “Vdekje arabëve!”. Në incidentin në fjalë u plagosën dy palestinezë. Avokati i tyre tha se po aplikon për lirimin me kusht.

Dhuna është përshkallëzuar në Bregun Perëndimor pas sulmeve të ushtrisë izraelite dhe ardhjes së qeverisë se re radikale të kryeministrit Netaniahu.

Kolonitë izraelite në tokat e pushtuara palestineze që konsiderohen ilegale nga komuniteti ndërkombëtar, kanë qenë burim i vazhdueshëm tensionesh mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve dhe 93% e hetimeve për dhunën e kolonëve izraelitë kanë përfunduar pa dënime, shkruan grupi monitorues izraelit Yesh Did.

huwara izraeli terror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët në Kosovë sërisht në protestë

11:15 / October 30, 2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

22:57 / October 29, 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

21:09 / October 29, 2026

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.