Pasi ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është nën akuzë dhe banesat i janë kontrolluar, kryetari i SPAK-ut, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas janë gjetur prova. Po ashtu ai ka se kanë nisur letërporosi në shumë shtete.
“Nuk i marrim leje kurrkujt, e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova.
Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete dhe kjo kërkon kohë. Hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.