Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjike/ Raportohet numri viktimave emigrantë në kufirin Kanada-SHBA, mes tyre edhe fëmijë

22:12 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meksike shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, u gjetën të vdekur në një moçal pranë kufirit të Kanadasë me SHBA-në pasi u përpoqën të kalonin ilegalisht në territorin amerikan, tha policia kanadeze. Ato janë dy familje, njëra nga India dhe tjetra nga Rumania.

Viktimat u gjetën të enjten në një zonë moçalore të lumit St. Lawrence pranë një varke të përmbysur që i përkiste një burri aborigjen.

Nuk dihet edhe fati i një fëmije. “Policia beson se një fëmijë i familjes rumune nuk është gjetur dhe ne do të vazhdojmë kërkimet. Ne besojmë se ata të gjithë po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në SHBA nga Kanadaja, tha Leigh-Ann O’Brien, zëvendës-shefi i policisë lokale, në një konferencë shtypi.

Viktimat janë pesë të rritur dhe një fëmijë nën moshën 3 vjeçare. Të dy fëmijët janë “të lidhur me familjen rumune” dhe kishin pasaporta kanadeze, tha O’Brien.

Policia është në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore dhe toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau ranë dakord të ndalonin azilkërkuesit që përpiqeshin të kalonin në Kanada përmes kalimeve kufitare “jozyrtare”. Vendimi u kritikua nga disa që mendonin se refugjatët dhe emigrantët do të rrezikonin më shumë duke zgjedhur kalime të tjera. 

emigrante kanada-shba viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.