Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Balluku thirrje investitorëve të huaj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri

13:15 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në Tiranë për tri ditë me radhë do të mbajë punimet Konventa Ndërkombëtare e Turizmit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Belinda Balluku mbajti fjalën e saj në këta aktivitet të rëndësishëm, ndërsa tha se qeveria shqiptare po punon për thithjen e investimeve të huaja. Ajo tha se investitorët e huaj kanë kërkuar një sërë kushtesh, të cilat tashmë janë plotësuar falë punës së qeverisë shqiptare.

“Është më mirë të dëgjojmë prej miqve dhe partnerëve tanë, sepse ata janë dëshmitarët e vërtetë të punës.  Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar prej vitit 2015. Në lidhje me investimet e huaja, ata duhet të vijnë në Shqipëri, sepse kjo qeveri ka punuar shumë për t’u ofruar duke u plotësuar disa prej kërkesave të tyre. Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë”, tha Balluku.

Sa I takon shifrave të investimeve, Balluku tha se në vitin 2022 investimet e huaja në vend kanë mbërritur në 1.3 miliardë euro. Sipas saj, vizioni I qeverisë është që ta kthejë Shqipërinë në një vend lider në rajon në fushën e turizmit dhe atë të energjisë së rinovueshme.

“Ndryshimi ka mbërritur duke parë shifrat.  Volumi i investimeve të huaja në 2022, ka arritur në 1.3 mld  krahasuar më 2012, që ishin diku 800 mln. Shifrat flasin qartë. Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë”,shtoi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

balluku e hauj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.