Juventus-Inter, i cilësuar si Derbi i Italisë, është një nga duelet më interesante që ka prodhuar futbolli italian në historinë e saj.
Urrejtja e madhe që kanë këta dy klube, por dhe rivalitetet i madh ndër vite e bëjnë si një ndër më të bukurit për t’u shijuar sa herë që luhet. Mbrëmjen e sotme do të luhet akti i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë në “Allianz Stadium”, e ku spektakli është i garantuar.
Bardhezinjtë janë më të motivuar se kurrë dhe gëzojnë një formë shumë të mirë teksa në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje, janë 5 sukseset radhazi ndërkohë që në dy të fundit, mundën pikërisht Interin në kampionat me golin e firmosur nga Kostic.
