Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, Kurti: Janë bërë të gjitha përgatitjet

14:15 / April 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti 770x381 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

I pyetur nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti, tha se janë ndarë mjetet e nevojshme për këtë proces dhe se askush nuk duhet dhe nuk mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor.

“Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Ai tha se për organizimin e zgjedhjeve është ndarë buxheti i nevojshëm dhe se institucionet e tjera të përfshira në këtë proces janë duke bërë përgatitjet e nevojshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës është duke u përballur me probleme të shumta në procesin e organizmit të zgjedhjeve.

Ajo përmendi bartjen e materialeve zgjedhore, pamundësinë e shfrytëzimit të qendrave të votimit si dhe mungesën e sigurisë si sfidat kryesore me të cilat siç tha ajo, janë duke u përballur stafi i KQZ-së.

Kurti pranoi se situata e sigurisë në veri është problematike porse theksoi se institucionet do ta kryejnë punën e tyre.

Dje, organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), tha se rrethanat aktuale, “nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Ata thanë se situata në këto komuna është e brishtë.

Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës si dhe anëtarët e Kuvendeve komunale atje dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre vitin e kaluar si kundërshtim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për largimin e targave ilegale dhe zëvendësimin e tyre me targa legale ‘RKS’.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna ishte paraparë të mbaheshin me 18 dhjetor të vitit të kaluar por institucionet e Kosovës u detyruan t’i anulojnë ato për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Grupe të maskuara dëmtuan zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore në Veri.

Kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve aktualisht është subjekti më i madh politik, Lista Serbe, parti kjo që nuk ka aplikuar në KQZ për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 2026

Trump kërcënon BE-në me tarifa pas gjobës ndaj Google: Evropa do të paguajë çmim të lartë

22:13 / July 24, 2026

Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

22:02 / July 24, 2026

Lufta SHBA-Iran hyn në një fazë të re, raketat amerikane godasin Teheranin

20:33 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.