Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Marrëveshja e grurit, Rusia kërcënon se do të ndërpresë akordin për eksport nga Ukraina

22:00 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia kërcënoi të ndërpresë marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën për shkak të pengesave perëndimore ndaj eksportit të ushqimit dhe plehrave ruse, raportojnë Reuters dhe AP.

Gjatë një vizite në Turqi, më 7 prill, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nëse Perëndimi nuk heq kufizimet bankare dhe të sigurisë, të cilat pengojnë eksportin e mallrave ruse, Rusia do të heqë dorë nga marrëveshja e korrikut 2022, sipas së cilës Ukraina ka eksportuar grurin e saj përmes porteve të Detit të Zi.

“Nëse ata nuk kanë dëshirë t’i qasen sinqerisht marrëveshjes, le të vazhdojnë të dërgojnë prodhimet nga Ukraina përmes tokës, hekurudhës dhe lumit”, tha Lavrov në Ankara.

Ai shtoi se Rusia do të shqyrtojë nëse marrëveshja në fjalë është e nevojshme, sepse nuk ka përparim në heqjen e pengesave për eksportin e plehrave bujqësore dhe grurit rus. Ai theksoi se Moska do të punojë jashtë kësaj kornize për eksportin e produkteve të saj.

Marrëveshja për afatin 120-ditor e arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara u zgjat dy herë me nga 120 ditë. Zgjatja e fundit e afatit, në muajin mars, është kufizuar në 60 ditë dhe skadon kah mesi i majit.

Moska ka vënë në dukje se për zgjatjen e marrëveshjes do të kërkojë një sërë koncesionesh nga Perëndimi, duke përfshirë rilidhjen e bankës bujqësore shtetërore ruse Rosselkhoz me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, kështu që marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB u arrit në një përpjekje për të lehtësuar krizën globale të ushqimit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia mori kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin prill, ndaj pritet që shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të marrë pjesë në seancat në New York, më 24 dhe 25 prill, dhe një nga temat mund të jetë edhe marrëveshja për eksportin e grurit.

gruri marreveshja ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.