Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis, FSHF: Arbritrat janë kërcënuar, ngjarja po hetohet

14:27 / April 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Superiore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja Kastrioti-Bylis që ishte parashikuar të luhej ditën e sotme në orën 15:00 është anuluar. Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se ndeshja është anuluar për shkak se arbitrët janë kërcënuar me jetë.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare”, thuhet në njoftim.

Kastrioti-Bylis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.