Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet vendore/ Alibeaj: Kemi mbështetjen e SHBA për të përfaqësuar PD-në

16:31 / April 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture166
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të kandidatit të PD në Tiranë, Roland Bejko, u shpreh se prej një viti e gjysmë PD ka qenë nën presion.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike theksoi se PD përfaqësohet nga vetë demokratët dhe për këtë kanë edhe mbështetjen e SHBA-ve.

“Partia Demokratike ka qenë nën agresion një vit e gjysmë. Një agresion i cili, po siç e the ti, nga të gjitha anët. Partia Demokratike, ajo e cila lindi 32 vite më parë, si partia anti-komuniste, si partia pro-perëndimore, si shpresa e shqiptarëve të ndrydhur nën diktaturën më të zezë të të gjithë globit. Unë jam i emocionuar si shumë ju të tjerë, për shkak të sakrificës dhe qëndresës që keni mbajtur në këtë 1 vit e gjysmë. Do të duhet që të nxjerrim në pah ato të cilat janë vlerat e rëndësishme që na bëjnë këtu bashkë, që na bën të rezistojmë dhe më tepër se kaq na japin impuls dhe energji për të vazhduar më tej. Njëra anë është po, ruajtja e Partisë Demokratike. Ruajtja e vlerave të Partisë Demokratike, rreth së cilës prej 32 vitesh ne, edhe të parët tanë kanë qenë të bashkuar për të mirën e Shqipërisë.

Së dyti është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mision: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them.

Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi I janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë”, deklaroi ai.

alibeaj SHBA zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.