Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Për herë të parë një grua në krye të Shërbimit Informativ në Britani

14:15 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ann Kist-Butler është gruaja e parë që do të drejtojë agjencinë britanike të inteligjencës GCHQ.

“Anne Kist-Butler ka një CV mbresëlënëse. Ajo ka ndihmuar kundër kërcënimeve nga terroristët, kriminelët kibernetikë dhe fuqitë e huaja keqdashëse. Ajo është kandidatja ideale për të drejtuar GCHQ. Ann do të përdorë përvojën e saj të madhe për të mbrojtur popullin britanik,” tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

Kist-Butler është nënë e tre fëmijëve dhe aktualisht shërben si Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e MI5, duke përfshirë koordinimin e agjencisë me forcat aleate për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Kam pasur privilegjin të punoj në GCHQ disa vite më parë. Kështu që e di që po i bashkohem edhe një herë një grupi njerëzish të nivelit të lartë, me prejardhje të ndryshme, me një gamë të gjerë aftësish, të cilët të gjithë kanë një qëllim: ta bëjnë vendin tonë më të sigurt dhe për rrjedhojë më të begatë.

Unë jam e pasionuar për të vazhduar të siguroj që GCHQ është një organizatë ku të gjithë mund të  tregojnë më të mirën e tyre”, tha  Kist-Butler menjëherë pas emërimit të saj.

Ajo do të pasojë Sir Jeremy Fleming, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas gjashtë vitesh në këtë rol. GCHQ (Government Communications Headquary) është agjencia e inteligjencës e Mbretërisë së Bashkuar që heton çështjet në lidhje me sigurinë kibernetike.

MI5 është agjencia sekrete e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar që mbledh dhe përpunon informacione nga brenda vendit ndërsa MI6 i fokuson hetimet e saj jashtë MB.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.