Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, pasi u anulua në datë 9 Prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e 19 Prillit në stadiumin ‘Elbasan Arena’ duke filluar nga ora 15:00.
FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.
Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.
