Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet lokale/ Do jepnit dorëheqjen nëse nuk do kishit kandidat për Tiranën? Alibeaj habit me përgjigjen

20:53 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkelejd alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeljed Alibeaj, i ftuar në emisionin “Frontline” ka deklaruar se në raste se PD nuk do të kishte një kandidat për bashkinë e Tiranës në lidhje me garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, ai do të merrte përgjegjësitë e tij.

Alibeaj u shpreh se zgjodhi të mos përballi demokratët ashtu si Berisha bëri për interesin e tij personal.

“Unë marr përgjegjësitë e mia, një vit pas dorëheqjes së Bashës, jam në pozicionin e drejtuesit, kryetar i komanduar, si një nga nënkryetarët që nuk iu shmanga përgjegjësisë, në këtë situatë ku jemi nuk e heq veten nga përgjegjësia.

E mora përgjegjësinë në atë kohë kur demokratët ishin në sulmin e vazhdueshëm të Berishës, që kërkonte të merrte PD si mburojë ndaj SHBA. Sot ai njeri nuk ka vend në PD. Ky është shërbimi më i mirë që mund t’i bënim. Nuk mund të mendohet që brenda kësaj partie të jetë dikush që është shpallur non grata.

PD mund të vijë në qeverisje nëse është e aftë të kuptojë shkaqet pse në 10 vite nuk arriti të vijë në pushtet dhe pse ra në 2013. Arsyeja ishin ata që kanë drejtuar PD, Berisha në këtë rast. Nuk kishin ç’ti jepnin më PD dhe demokratëve.

Unë do merrja përgjegjësitë e mia, besoja e besoj që një PD edhe pse e plagosur e me shumë vështirësi, edhe pse e zvarritur në salla gjyqesh e mbi supe institucione si KQZ e me seli të zaptuar, unë kam përgjegjësinë time. E rëndësishme sot për PD është të shprehim vizionin tonë, të PD të së ardhmes. Preferoj më mirë të vdes në këmbë se sa të zvarritem. Zgjodha të mos përballi demokratët ashtu si Berisha bëri për interesin e tij personal. Nuk do vija interesin tim të vogël përpara”, tha ai.

Enkelejd Alibeaj PD Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.