Në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme i ftuar është kryetari i bashkisë dhe kandidati i PS për të njëjtin post në zgjedhjet lokale të 14 majit, Erion Veliaj. Veliaj ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjes për një fushatë me kosto të ulët, që konsiston në mbjelljen e pemëve dhe jo të posterave e shpenzimeve të tjera të mëdha.
“Askush nuk mendonte që mandati i 2019 do na sillte kaq sfida. vendimi i PS për një fushatë me këmbë në tokë për të mbjellë pemë e jo sherr, është e udhëhequr nga parimi i modestisë. Do ketë billborde elektronike që do të informojnë qytetarët.
Qasje atipike dhe fushatë lowcost, nuk është momenti për xixa e stadiume. Kemi ende njerëz që duhet t’i ndihmojmë për të përfunduar shtëpitë e tërmetit, kur mendoj kolpon që Europa mori nga kriza, nuk është koha.
Kur mendoj sa strapacim ishte në 2015 për të hequr plehrat e lëna pas nga fushata, mendoj se kjo është një mënyrë e mirë. Nuk do ketë mitingje të mëdha në 2-3 javët e para.
E nis turin që nesër në zonat rurale, do shkoj në shumë fshatra e sera, ndërkohë që e kisha më të lehtë të mbidhnim gjithë fshatin në një vend”, tha ai.
Ai ka sqaruar edhe këngën e zgjedhur për të udhëhequr fushatën, një këngë e cila është kritikuar në lidhje me rrymën e muzikës tallava të përdorur në të. Veliaj tha se kjo këngë është himn i Shqipërisë normale.
Pjesë nga biseda në studio:
Veliaj: Kishim një këngë të fushatës, pa këngëtarë vip, aty ka hip hop tallava. Këngë që është himni i Shqipërisë normale. Po të zgjidhnim Bethovenin do thoshin diçka tjetër. Ka qenë një grup që ka punuar për këngën, kryeministri dha dorën e tij.
Sulo: Nëse PS dhe bashkia ka pasur diçka për tu mburrur ishte shija dhe estetike. Aty ka banalitet, aty thotë “Të hongsha zemrën”.
Veliaj: Nuk është akti fizik i ngrënies së një organi. Është diçka që i thua dikujt që e do. Aty nuk ka asgjë vulgare. Po ta kishim bërë me një arie të Verdit do thoshin ç’është ky tangërllëk. Kjo ishte një mënyrë për të bashkëpunuar me disa artistë jo shumë të njohur. Nisi si lojë por doli si diçka e bukur.