Ndeshjet e mbrëmjes në UEFA Europa League nuk dhurojnë surpriza por rezultate që lënë të hapura të gjitha biletat e gjysmëfinaleve edhe pse Juventus bën një hap të madh përpara. Në Torino, bardhezinjtë shënuan me Gatti-n në pjesën e dytë duke i dhënë një shuplakë Sportingut të Lisbonës që gjithsesi do të tentojë kualifikimin javën e ardhshme në Portugali.
Fitore shumë e rëndësishme për bardhezinjtë që kërkojnë Champions League për sezonin e ardhshëm nga dera europiane.
Barazon në frymën e fundit 2-2 Sevilla në “Old Trafford” përballë Manchester United që kaloi në avantazh të dyfishtë por nuk arriti të ruante epërsinë. Maguire në minutën e 93 shtyu topin në portën e tij duke ndezur festën e andaluzianëve që kishin pësuar filimisht dy gola nga Sabitzer.
Ndeshje që gjithsesi lë të hapur çështjen e kualifikimit, ndërsa Bayer Leverkusen ndalet në Gjermani nga surpriza e këtij sezoni, Union St. Galloise 1-1.