Roland Bejko shprehet se Partia Demokratike po përpiqet të bëjë një fushatë të thjeshtë, pasi kostot janë shumë të larta.
I ftuar në Euronews Albania, duke komentuar hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në stadiumin e “Air Albania”, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës deklaroi se janë shpenzuar 200.000 euro. Megjithatë, sipas tij, sërish Berisha u braktis nga demokratët.
“Ne nuk jemi të prirur që të shpenzojmë para për fushatën. Fushata do bëhet brenda të gjitha normave të përcaktuara nga ligji, ka një kufi që nuk të lejon ligj që ta kalosh. Ndërkohë kostot janë shumë të larta për fushatën, por ne do mundohemi me këto financa që kemi dhe me financat që presim të na vijnë nga donatorë të ndryshëm. Pastaj të bësh shpenzime 200.000 euro në stadiumin “Air Albania” për t’u treguar shqiptarëve që ti ke shumicën dhe pastaj të ndihesh i braktisur se ajo shumicë që ti ke marrë me zorë në manifestim, të ikën dhe të lënë vetëm. Zoti Berisha është gati i braktisur nga demokratët se ata e shikojnë që nuk ka perspektivë me non gratën”, tha Bejko.
