Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko-Berishës: Hiqi duart nga PD! E ke futur grabitqarin Meta pabesisht mes demokratëve, kjo është tradhti

19:14 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681835935 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ka bërë edhe një herë thirrje Berishës që të mos i mbajë peng demokratët, ndërsa e ka konsideruar aleancën e tij me Ilir Metën si tradhti historike.

“Ne jemi këtu sot, unë jam në këtë garë pikërisht për të shpëtuar nderin dhe historinë e Partisë Demokratike që mos të rrëshqasë në duart e një autokrati lindor dhe në dorën e një grabitqari politik si socialisti Ilir Meta, të cilin Sali Berisha e ka futur në mënyrë të pabesë në gjirin e demokratëve, që ai votat e tyre ti marrë dhe t’i çojë nesër te pazari i radhës me Edi Ramën. Kjo është një tradhti historike, një thikë mbas shpine që i ka futur demokratëve dhe të djathtës Sali Berisha. Kjo është pabesia më e madhe politike që i ka bërë atyre demokratëve të ndershëm, që janë të gjithë miqtë dhe shokë tanë. Por ne, kurrsesi nuk mund t’ia jepnin këtë kënaqësi. Ne jemi këtu, pikërisht për të ndalur këtë pabesi. Ne jemi këtu, për ti thënë të gjithë shokëve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, Partia Demokratike është shtëpia e tyre dhe jo Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës.”

“Unë e shikoj politikën si mision dhe jo si përfitim. Jam një idealist i pandreqshëm, siç më thotë një miku im. Si mund të pranonim një ‘non grata’ nga Perëndimi. Si mund të pranonim ne që demokratët të përfaqësoheshin nga një socialist si Ilir Meta. Ne nuk mund ta pranonin këtë poshtërim. Grabitqarin politik Ilir Meta, Sali Berisha e ka futur në gjirin e demokratëve. Kjo është tradhti historike, një thikë pas shpine që i kë futur demokratëve dhe Shqipërisë Sali Berisha. Hiqni dorë nga sulmet mbi Partinë Demokratike. Hiqni dorë nga pengimi i PD në misionin e saj për integrimin e Shqipërisë. Sali Berisha hiqi duart dhe lëri demokratët të fitojnë. PD nuk është pronë e juaja. Sali Berisha, e djathta shqiptare nuk ka lindur me ju dhe nuk ka për t’u shkatërruar nga ju. Jep dorëheqjen, i je futur një rruge të pashpresë dhe kërkon të futesh në këtë rrugë gjithë Shqipërinë.”

Berisha Fushate PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.