Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Efekti “Big Brother”, të shtunave numri më i ulët i aksidenteve në vend

18:53 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Efekti Big Brother te shtunave numri me i ulet i aksidenteve ne vend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri më i ulët i aksidenteve në vendin tonë për muajin mars ka ndodhur të shtunave, pikërisht natën e mbajtjes së prime-it të Big Brother VIP.

Kurse numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e premte, sipas Institutit të Statistikave.

Gjatë të shtunave dhe të martave ka një frekuentim më të ulët të lokaleve dhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve.

Instituti i Statistikave gjithashtu jep detaje se në muajin mars të këtij viti ka një ulje të aksidenteve në vend në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Në Mars 2023 numërohen 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 %.

Numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022. Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.

Statistikat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %./TCH

Big Brother VIP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.