Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Kushi: Mësuesit e 9-vjeçares do të paguhen 95 550 lekë, të gjimnazit 106 800 lekë

10:42 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 20 at 10.04.06 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagave të mësuesve, të cilat vitin e ardhshëm do të jenë nga 23-36% më shumë në varësi të përvojës dhe të gjitha kualifikimeve që ata kanë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha pas mbledhjes së qeverisë se “paga e një mësuesi të shkollave 9-vjeçare do të jetë 95 550, ndërsa për arsimin e mesëm të lartë do të jetë 106 800 lekë paga bruto”. Kushi theksoi se “janë 36 570 mësues në të gjithë Shqipërinë që do të përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme”.

“Ne e kemi nisur këtë vlerësim që në mandatin e kaluar kur pagat e tyre u rritën me 32 %, ndërsa në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje prej 40%. Vitin e kaluar edhe pse vit i vështirë pas dy krizave të mëdha tërmetit dhe pandemisë ne i rritëm me 6%, ndërkohë këtë vit kemi marrë vendimin edhe pse u shtua një krizë tjetër ajo e krizës ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë, ne e rritëm 7%”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “mësuesit janë njerëzit që meritojnë vlerësimin, mirënjohjen dhe respektin e shoqërisë në çdo kohë dhe çdo vend. Prandaj ata janë dhe do të jenë gjithmonë në fokus të vëmendjes sonë. Ky vlerësim shprehet edhe me anë të punësimit me meritokraci dhe transparencë siç është portali “Mësues për Shqipërinë” e padyshim shprehet nëpërmjet kushteve më të mira siç janë investimet që ne po bëjmë në infrastrukturën arsimore”.

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.