Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Beci: E pakuptimtë ‘lufta’ për të baltosur njëri-tjetrin

14:15 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bent Beciii 750x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një postim në rrjetet sociale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe u ka bërë atyre një kërkesë.

Ai thotë se do t’i përgjigjet kujtdo që pyet dhe ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd, të përfshirë në këtë garë për qytetin.

“Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes… Dua të falenderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë. Vite më parë, në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti. Tani kohët kanë ndryshuar. Fatmirësisht nuk ndotin më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale.

Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile false që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira. Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.

Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë. Ditë të mbarë për të gjithë”, shkruan ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.