Ensi Maze, bashkëpunëtori i Axel Hoxhajt në vrasjen me thikë të 20 vjeçarit, Stiven Toshkësi, ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku pritet që ndaj tij të caktohet masa e sigurisë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 19 prillit.
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin.
Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.
