Partizani do të presë Bylisin të dielën për takimin e javës së 30 të Superiores. Edhe pse i ka fituar të 3 ndeshjet e mërparshme me ekipin mallakastriot, trajneri i të kuqve Giovanni Colella kujton edhe një herë që do të ketë përballë një kundërshtar cilësor edhe pse ndodhet në zonën e rënies.
“Ndeshjet janë të vështira, e kam thënë dhe para takimeve të mëparshme është një nga skuadrat që luan më mirë. I kemi fituar, por është një nga ekipet që luan një futboll cilësor”.
Duke parë diferencën me Tiranën kryesuese çështjen e titullit kampion e shikon të vështirë, por jo të pamundur.
“7 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit është një distancë e madhe, gjithçka mund të ndodhë, por është shumë”.
Të dielën do të luhet edhe përballja Kastrioti – Kukësi.
