Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Luftë kriminalitetit, Manja: Kryesore pavarësia e prokurorëve. Ashpërsim i dënimeve për dhunën në familje

10:57 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MANJA frame 1105 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shpalosi të gjitha rekomandimet e qeverisë “Rama 3” për Prokurorinë e Përgjithshme për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023. Manja fillimisht tha se rekomandimi i parë i qeverisë është pavarësia e prokurorëve, teksa rekomandoi rritje të cilësisë së hetimit për çështjen e korrupsionit dhe ashpërsim të dënimeve për krimet dhe dhunën në familje.

“Lufta ndaj kriminalitetit nuk bëhet duke e parë njëri-tjetrin në llogore të ndara. Duhet të kemi sinergji të përbashkët për te luftuat krimin në çdo formë. Rekomandimi i parë garantimi i pavarësisë së prokurorëve. Prokurori duhet të jetë i pavarur, për të vendosur mbi fatin e hetimeve, por i përgjegjshëm mbi efektshmërinë e hetimit”.

Po ashtu Manja theksoi se ka rritje të hetimeve në fushën ndaj korrupsionit. “Përgëzoj Prokurorinë e Përgjithshme dhe nxis që të adresojë raste tek ILD për procedime disiplinore. Ka vijuar bashkëpunimi me SPAK dhe agjencitë ligjzbatuese për çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se ekziston një rritje nga viti 2021, Këshilli i Ministrave rekomandon rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht, veçanërisht në fushën ndaj korrupsionit”.

Sipas tij Këshilli i Ministrave rekomandon të rritet cilësia e hetimeve në çështjet ndaj korrupsionit. “Rëndësi iu duhet dhënë dhe hetimeve financiare dhe shtimit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të aseteve të pasurive kriminale. Drejtimi i tretë i rekomandimeve është lufta ndaj krimit të organizuar”.

Një tjetër rekomandim i qeverisë është edhe ashpërsimi i dënimeve për krimet dhe dhunën në familje, ndërkohë që Manja njoftoi edhe hartimin e një kodi të ri penal. “Rekomandojmë rritjen e përpjekjeve për ashpërsimin e dënimeve për krimet në familje dhe dhunën ndaj grave. Ministria e Drejtësisë ka propozuar një ndryshim ligjor, që për këtë kategori personash të mos kenë të drejtë për gjykimim e shkurtuar. Po ashtu, po hartojmë një kod të ri penal”.

ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.