Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri “Niko Dovana”, alternativa e studios belge 51N4E u shpall fituese. Tanimë në Durrës do nisin punimet për impiantin e ri të Teutës. Ngjashmëria e stadiumit të ri do jetë me “La Bombonera” në Argjentinë, stadiumi i Boca Juniors.
Ky projekt (Projekti i 51N4E (Belgjikë)) do e konceptojë stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.
Kryeministri, Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve finaliste, tha se në fushën e sportit në Durrës, duan që të bëjnë shumë tepër, e që synojnë që ta kthejnë këtë qytet në një destinacion të talenteve të reja.



