Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Aleks Laska, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak.
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
