Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Mullet, ku një automjet tip “Audi” u përplas me autobusin i linjës së Petrelës.
Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te spitali i Traumës.
Në informacionin e parë për këtë ngjarje, Policia e Tiranës bën me dije se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I.A, dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti.
