MotoGP ka zhvilluar Çmimin e Madh të Francës. Në pistën e La Mans, triumfues doli italiani i Ducati-t, Marco Bezzecchi. Në podium pas tij Martin dhe Zarco po të Ducatit. Në pistën e Francës në dy raste është shmangur tragjedia pas përplasjeve të rënda, teksa ka pasur edhe grushta dhe të shtyra mes pilotëve.
Fillimisht ishin Bagnaia dhe Vinales, që po kryesonin garën dhe u përplasën me njëri-tjetrin për të përfunduar jashtë pistës. Vinales pas rastit të përplasjes iu hakërrye Bagnaias, me palët që u konfliktuan me forcë dhe të shtyra mes tyre.
