Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shkarkohet nga detyra trajneri i kombëtares U-19 Armando Cungu. Nuk pranoi të rrinte gjithë kohën në zyrat e FSHF-së

19:44 / May 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando cungu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e grupmoshës U-19 të kombëtares shqiptare, Armando Cungu.

Lajmin e ka bërë me dije vetë FSHF përmes një komunikate për mediat, ku jep edhe arsyen e shkarkimit. Sipas FSHF, ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e strategjisë së re që është duke u implementuar nga Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare dhe Cungu e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kombëtares U-19 dhe se përfundimi i bashkëpunimit ka ardhur me konsensus palëve.

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e strategjisë së re që është duke u implementuar nga Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare dhe trajneri e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë për detyrë të punojnë ngushtë me stafet e tyre teknike çdo ditë të javës për të ndjekur e monitoruar talentet dhe të organizojnë seleksionime e grumbullime. Gjithashtu, trajnerët duhet të kenë një bashkëpunim të përditshëm me kolegët dhe stafet e ekipeve të tjera të moshave dhe me Drejtorinë Teknike të FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit gjen rastin të falënderoj Armando Cungun për punën që ka bërë në drejtimin e ekipit Kombëtar U-19 dhe i shpreh vlerësimet maksimale për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin që ka treguar në drejtimin e skuadrës kuqezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.