Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla: Synojmë 11 mandate në Fier në 2025

11:56 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684230053 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla në daljen para mediave ku tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak, tha se vëzhguesit ndërkombëtar duhet të monitorojnë me vëmendje terrenin se kanë zhvilluar kudo takime me qytetarët. Nga ana tjetër, teksa përmendi fitoren e thellë të PS në qarkun e Fierit, Balla dha mesazhin se në vitin 2025, objektivi do të jetë që socialistët të arrijnë të marrin 11 mandate. Po ashtu dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak duke thënë se duhet të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

“PS do të ketë 2/3 e mandateve në Këshillin Bashkiak. Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite kur bie fjala për shumicën në Këshillin Bashkiak. Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi, psh në Divjakë sapo ka nisur në mëngjes dhe kjo është arsyeja përse Josifi nuk është këtu me ne se meraku im është që i gjithë procesi i numërimit të shkojë me kujdes dhe deri në fund.

I kërkoj numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte dhe asnjë votë e asnjë subjekti të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të mbahet mend në fund të këtij procesi. Edhe pse e dimë që ka proces rinumërimi në 1/10 e QV që çdo gjë të jetë transparente. Në Lushnje do kemi shumicë të madhe, mbi 55% do jenë të PS në Këshill. Edhe Patos po kështu, edhe në Roskovec. Sa i përket rezultateve për kandidatët, s’besoj që ka nevojë për koment.

Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Lushnja dua ta falenderoj Eriseldën për pounën e shkëlqyer që bëmë brenda 1 viti. Mallakastra ishte betejë e vështirë prej përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave dhe do t’i thoja edhe problematikave që krijoi por kjo i takon organeve ligjzbatuese”, tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.